• Njoftim per shprehje interesi

    Shpërndaje në:

    Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri hap:
    Kërkesë për Konsulentë
    Thirrje për aplikim për konsulentë
    Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri shpall Thirrjen për aplikim per konsulentë, në kuadër të skemës së Programi i Mbështjetjes së Biznesit.





    Objektivi i Thirrjes
    Objektivi specifik i kësaj Thirrje për Kërkesë për Konsulentë është:
    Të shtoje rrjetin e Konsulenteve të interesuar pranë Programit të cilët të kenë objekt kryesor asistencën në bërjen e Biznes Planeve si dhe cdo asistence tjetër që lind nga nevojat e Subjekteve në fusha të ndryshme që ndihmojnë zhvillimin e projektit të tij të investimit për përdorim të fondit financiar të Programit si më poshtë:
    - Hulumtimi i teknologjisë
    -Kërkim Tregu
    -Menaxhim
    - Vlerësimi i aftësive financiare
    -Marketing etj,
    Kush mund të aplikojë?
    Të gjithë kompanite e Konsulenteve ose Konsulentet që plotësojnë kriteret e pranueshmerisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre njërën ose disa nga fushata e kërkuara mësipër.
    Për të mbështetur këtë projekt konsulence Programi administron një fond Granti.

    Dokumentacioni përkatës për konsulentët:
    • Profili i kompanisë;
    • Certifikatën e regjistrimit(NIPT);
    • Certifikatën për të vërtetuar zotërimin e kuotës së kapitalit(ekstraktin e QKB ose Aktin e Themelimit);
    • Përshkrim të specialitetit që ka,në lloje shërbimi dhe sektori;
    • Përshkrim të projekteve që ka zbatuar në tri vitet e fundit,përfshirë referencat;
    • Pasqyrat financiare vjetore të paktën për dy vite paraardhës,të vërtetuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore;
    • CV-të dhe referencat e konsulentëve;
    • Vërtetim mbi pagesat e taksave dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore,e cila lëshohet nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve,jo më vonë se një muaj nga data e aplikimit, vërtetimi``Format nr.4`` dhe vërtetimi ``Formular E-SIG 02/a``.