• Kush jemi

    Shpërndaje në:

    Programi menaxhohet përmes Credit Line Steering Committee (CLSC) - (Komiteti Drejtues i Linjës së Kredisë), i krijuar në bazë të Marrëveshjes dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim mes Italisë dhe Shqipërisë. Credit Line Steering Committee mbikëqyrë efikasitetin dhe efiçencën e programit dhe përbëhet nga tre përfaqësues të emëruar nga institucionet shqiptare: MFE (dy përfaqësues, një për ekonominë dhe një për financat) dhe Banka e Shqipërisë dhe nga dy përfaqësues të institucioneve italiane: të emëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Republikës Italiane – Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (MPJBN-DPBZH) nëpërmjet Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Zyrës së saj të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

    Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) e krijuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është njësia e mbështejes teknike të Programit e përbërë nga personel vendas dhe italian, e cila mbikqyrë menaxhimin e fondeve të kredisë së butë dhe asiston CLSC, MFE dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës Italiane në Tiranë, gjatë gjithë kohëzgjatjes së Programit, duke garantuar respektimin e procedurave të përcaktuara në Marrëveshje.