• New Century - Ama Cafe

    Shpërndaje në:
    Ama Cafe është kthyer në një brand të konsoliduar shqiptar, që pozicionohet me së miri, krahas logove më të njohura ndërkombëtare. Në fillimet e saj, sipërmarrjes të biznesit iu bashkua mbështetja financiare e Programit italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve. Falë kësaj mbështetje AMA Cafe ka investuar në blerjen e makinerive të teknologjisë së avancuar për sistemin e paketimit dhe teknologjia e aplikuar në këtë sistem ka nxitur krijimin e një produkti cilësor, si dhe zhvillimin e disa paketave të produktit, duke konkuruar denjësisht në treg me cmim, cilësi dhe imazh krahas brandeve tradicionale të kafesë.