• LUFRA Sh.p.k

    Shpërndaje në:
    Projekti i Kompanisë “Lufra” sh.p.k, e cila është financuar për një pjesë të investimeve të saj, nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, nëpërmjet Bankës Kombetare Tregtare (BKT). Në sajë të mbështetjes së Programit kompania “Lufra” ka realizuar një investim modern, me teknologji të përparuar italiane, sipas standardeve më të larta evropiane në përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, për ofrimin konsumatorit shqiptar të një game shumë të gjërë produktesh me çmime të favorshme e konkurruese, të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të tregut shqiptar.