• “Kosmonte foods Tirana” Sh.p.k

    Shpërndaje në:
    Shoqëria “Kosmonte foods Tirana” Sh.p.k, me pronar dhe administrator të shoqërisë z. Lulzim Begaj është financuar për një pjesë të investimeve të saj, nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri,nëpërmjet Bankës Raiffeisen. Në sajë të kësaj mbështetje shoqëria “Kosmonte foods Tirana” ka realizuar një investim modern, me teknologji të përparuar italiane, sipas standardeve më të larta evropiane dhe sot ajo është një nga shoqeritë kryesore në vend në importimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore kryesisht me bazë mishin, qumështin dhe nënproduktet e tyre, me nje veprimtari tregtare që mbështetet në një rrjet të konsoliduar klientësh kryesisht në qytetin e Tiranës dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.