• Çfarë është Programi për Zhvillimin e Sektorit Privat në Shqipëri

    Shpërndaje në:

    Protokolli dypalësh i Bashkëpunimit për Zhvillim mes Italisë dhe Shqipërisë parashikon përdorimin e mjeteve financiare dhe jo financiare nëpërmjet Programit për Zhvillimin e sektorit privat Shqiptar, të destinuara për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare (SME), me anë të ndërhyrjeve që synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm për lehtësimin e qasjes në kreditin bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit.

    Programi është i financuar në dy faza:

    - Faza e Parë: “Programi për Zhvillimin e Sektorit Privat me anë të një kredie për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sigurimin e asistencës teknike për to - (PRODAPS) – AID 7961 dhe
    - Faza e dytë: “Programi i Asistencës së Integruar për Zhvillimin e SME-ve Shqiptare (IASME) – AID 9645.

    Faza e Parë e programit PRODAPS parashikon dy instrumentë të rëndësishëm financiarë (komponentë të huasë së butë):  i) një Linjë Kredie prej 25 Milion Euro, fond i qarkullueshëm ii) një Fond Garancie prej 2,5 milion Euro; dhe iii) një fond dhuratë prej 1,7 milion Euro për Asistencë Teknike.

    Faza e Dytë e programit IASME, është një vazhdim i fazës së parë të programit dhe parashikon, i) rifinancimin e Linjës së Kredisë me një fond shtesë prej 11 milion Euro, ii) rritjen e aftësisë financiare të Fondit të Garancisë të fazës së parë PRODAPS me 2.5 milion Euro shtesë dhe iii) një komponent prej1.5 milion Euro për financimin e gjithë veprimtarive të Asistencës Teknike.

    Institucioni Zbatues: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nëpërmjet Njesisë së Menaxhimit të Programit (PMU) 

    Data e fillimit:  Faza e Parë e programit PRODAPS ka filluar në Janar 2009
                                  Faza e Dytë e programit IASME në Prill 2016

    Statusi i zbatimit: Në vazhdim

    Objektivi kryesor i Programit është të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë nga pikëpamja e integrimit në tregun e përbashkët Europian, duke mbështetur zhvillimin e gjerë të sipërmarrjes vendase dhe duke nxitur njëkohësisht zbatimin e standarteve të qëndrueshme mjedisore si dhe përmirësimin në përgjithësi të kushteve të punës.

    Objektivi i veçantë i Programit është përmirësimi i marrëdhënies së besimit mes SME shqiptare dhe sistemit bankar vendas, duke nënkuptuar përftimin e kredive si një mjet funksional në dobi të rritjes gjerësisht të sipërmarrjes, të krijimit të sipërmarrjeve të reja si dhe në dobi të shpikjeve e risive në proçeset e në prodhim, të mbështetjes ndaj vënies në jetë të praktikave që lidhen me përgjegjësitë sociale të sipërmarrjes si dhe në dobi të bashkimeve funksionale mes SME.

    Resultatet e pritshme janë

    • Përmirësimi i qasjes së SME-ve në shërbimet financiare, promovimin e ndërveprimit më të madh midis SME-ve dhe Bankave Tregtare Private (BTP), duke siguruar specializimin e BTP në operacionet e kredisë afatmesme;
    • Rritja e disponueshmërisë së kapitalit për kredi afatmesme dhe burimeve financiare për diversifikimin dhe forcimin e shërbimeve bankare;
    • Rritja e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) si klientë të Bankave Tregtare Private, duke ulur nivelin e kolateralit që ata duhet të plotësojnë për të marrë kredi;
    • Inicimi i një procesit per ndërtimin e kapaciteteve të sektorit, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e SME-ve dhe ndërveprimin ndërmjet sipërmarrjeve, bankave, autoriteteve publike dhe organeve të ndërmjetme (shoqatave të bisnesit, dhomave të tregtisë dhe të shoqërive të këshillimit).

    Përfituese të nismës janë kryesisht SME shqiptare, të marra si njësi të veçanta prodhimi, sipas përkufizimit të Bashkimit Europian e përthithur në legjislacionin shqiptar.

    Manaxhimi i Linjës së Kredisë realizohet nëpërmjet Bankave Tregtare Private dhe Institucioneve Financiare jo Bankë , që përfshihen në program, të cilat lëvrojnë huatë për SME-të.