• Pse bankat kërkojnë një plan biznesi? Kush mund të më ndihmojë që të përgatis një plan biznesi?

    Shpërndaje në:

    Nëpërmjet planit të biznesit banka do të marrë informacion në lidhje me biznesin e huamarrësit, të tilla si historia e huamarrësit dhe fusha e aktivitetit, pozitën financiare të huamarrësit, projektimin e biznesit të huamarrësit, strategjitë e biznesit dhe kërkesat operacionale të huamarrësit. Ju duhet të pyesni ose Bankën tuaj ose një konsulent për ndihmë në përgatitjen e planit të biznesit, nëse ju keni vështirësi në përgatitjen e tij, që mund t’ju ofrojnë nje shërbim te tillë këshillues.