• Cilat janë fushat që mund të mbështeten nga Programi për Mbështetjen e Biznesit?

    Shpërndaje në:

    Gama e shërbimeve që ofrohen për bizneset përfshijnë konsulencën nga ana e ekspertëve për të ofruar zgjidhje të plota të biznesit. Programi i Mbështetjes së Biznesit fokusohet në 10 disiplina kryesore që mbulojnë të gjitha aspektet e biznesit.

    Këto janë:

    • Menaxhim dhe Administrim;
    • Plane Biznesi profesionale;
    • Përmirësimi i Sistemit dhe Proceseve të Punës;
    • Marketing për Zhvillim Tregu dhe Shitje;
    • Çertifikime me Standarde Ndërkombëtare ISO, Marka CE etj;
    • Kërkim e Zhvillim;
    • Menaxhim i Burimeve Njerëzore;
    • Zhvillim Produkti e Shërbimi;
    • Shërbime ICT;
    • Efikasiteti Energjitik dhe Mjedisi.

    Çdo projekt i PMB ofron një zgjidhje të plotë të biznesit në ndonjë nga disiplinat e biznesit më sipër. Udhëzuesi për Aplikantët e PMB dhe Formulari i Aplikimit gjenden të shkarkueshme në këtë faqe.