• Te rejat e fundit

    Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar, më datë 12 Tetor 2018, në qytetin e Korcës aktiviteti me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Fondacioni “Agjensia Rajonale e Zhvillimit” (S.M.E.) Korçë . Objektivi i këtij aktiviteti ishte, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë.Pjesmarrës në takim ishin 50 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i Korcës , si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.Gjatë këtij aktiviteti ekspertë të ndryshëm diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit.Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri pasi mbajti fjalën e hapjes, bëri një prezantim mbi “Financimin e SME-ve - Instrumentët financiarë dhe jo financiarë të Programit PRODAPS & IASME në mbështetje të zhvillimit të SME-ve”, të cilët janë projektuar për të përmirësuar qasjen në financa për SME-të shqiptare, përmes krijimit të kushteve të favorshme për realizimin e investimeve produktive. Ai vlerësoi potencialin e kësaj zone ekonomike, si dhe numrin e madh të SME-ve të përqëndruara në këtë rajon, si të natyrës të prodhimit e përpunimit, agropërpunimit, fermerë, të përpunimit të drurit dhe materialeve të ndërtimit, etj.Gjatë këtij aktitiviteti ekspertë të PMU-së trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre nga Programi PRODAPS & IASME.

    Workshop: “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë”

    Shpërndaje në:
    Ne Durres Programi Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Dhomen se Tregtis Durrës zhvilluan aktivitetin me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë”. Në takim ishin rreth 40 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i Durresit, përfaqësues nga banka tregtare private, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe konsulent . Gjatë këtij aktiviteti ekspertë të ndryshëm diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit. Gjatë këtij aktitiviteti ekspertë të PMU-së trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre nga Programi PRODAPS & IASME.Në workshop rëndësi ju dha dhe fondeve grant që Programi ka në mbështetjen e biznesit, veçanërisht SME-ve, për të përmirësuar kapacitetet e tyre dhe hyrjen e tyre në tregjet ndërkombëtare.Tavolina e punës e cila u zhvillua në fund të seminarit bëri të mundur identifikimkin e kompanive me një interesim të lartë dhe nevoje për asistenc nga konsulentet dhe kreditim nga Programi për makinerit me origjinë Italiane që kompanitë e tyre kanë nevojë. Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.

    Seminar informues e orientues: “Rritja e Aksesit në financa – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar, më datë 19 Qershor 2018, në qytetin e Durrësit aktiviteti me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA.
    Objektivi i këtij aktiviteti ishte, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë. Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.

    Korcë

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar, më datë 13 Qershor 2018, në qytetin e Korcës aktiviteti me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA
    Ekspertet zhvilluan kete aktivitetet promovuese të PRODAPS & IASME, për të mbështetur nxitjen e kreditimit, në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, për të krijuar një sistem unik, afatgjatë dhe të qëndrueshëm që inkurajon investimet e sipermarresve shqiptare, duke patur parasysh që programi, i konsideron si përfituese parësore sipërmarrjet që veprojnë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit dhe që janë në zona më pak të zhvilluara të vendit.
    Linja e kredisë dhe fondi i garancisë së programit parashikojnë kushte me përparësi të mëdha financiare, normë interesi deri në 3% për kreditë në Euro dhe mbulim me fond garancie deri në 60% të kredisë se kërkuar, për projekte investimi të realizuara nga kategori të veçanta të SME-ve (në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, agropërpunimit, eksportuese, që ndodhen në zonat më të prapambetura të vendit, apo të atyre që sjellin një ndikim pozitiv përsa i përket krijimit të mundësive të punësimit, uljes së ndotjes apo të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.
    Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.

    Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA),kanë zhvilluar ditën e djeshme “Info Day” në qytetin e Përmetit.

    Shpërndaje në:
    Ekspertet e Programit Znj.Briolda Jahaj dhe Znj.Loris Hoxha kishin në fokusin e këtij takimi informimin e pjesëmarrësve mbi tre komponente financiarë të Programit Italo-Shqiptar . Ato vlerësuan potencialin e kësaj zone ekonomike, si dhe numrin e madh të SME-ve të përqëndruara në këtë rajon, si të natyrës të prodhimit, agropërpunues, fermerë, bujtina,hoteleri,baxho etj. Ekspertet, ndër të tjera paraqiten gjithashtu profiling dhe filozofinë e punës dhe arritjet e deritanishme të programit PRODAPS dhe IASME, si një program i sukseshëm në mbështetje të sipërmarrjes vendase. Znj.Jahaj permendi dobine e programit në përmirësimin e qasjes së SME-ve në shërbimet financiare, promovimin e ndërveprimit më të madh midis SME-ve dhe Bankave, duke siguruar specializimin e Bankave në operacionet e kredisë afatmesme. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat me të cilat përballet biznesi dhe asistencën konkrete që ofrohet nga Programi Italo-Shqiptar.

    Takimi i aktorëve në fushën e sipërmarrjes në Gjirokastër.

    Shpërndaje në:

    Duke ndjekur punën e saj për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Shqipëri, Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) ,në bashkëpunim me Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)dhe pjesëmarrjen e Konsullit të Nderit të konsullatës së Italisë në Gjirokastër Z. Teodor Bilushi,organizoi më 23 Maj në Gjirokastër një takim me operues në sektorin e agropërpunimit,hotelerisë ,sipërmarrje të vogla e të mesme , përfaqësues të bankave tregtare private, partnere të programit si dhe aktorëve të tjerë që punojnë për zhvillimin e avancimit social në Shqipëri.

    Lexo më shumë

    Seminar informues e orientues: “Rritja e Aksesit në financa – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”

    Shpërndaje në:
    Më datë 15 Maj 2018, në Pogradec Programi Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA dhe RDA zhvilluan aktivitetin me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Në takim ishin rreth 40 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i Pogradecit , si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit. Gjatë këtij aktiviteti ekspertë të ndryshëm diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit. Gjatë këtij aktitiviteti ekspertë të PMU-së trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre nga Programi PRODAPS & IASME, ndërsa përfaqësuesit e AIDAs bënë prezantime mbi shërbimet e ofruara nga agjencia për fondet grant ku u vu theksi në mbështetjen e biznesit, veçanërisht SME-ve, për të përmirësuar kapacitetet e tyre dhe hyrjen e tyre në tregjet ndërkombëtare, si dhe një prezantim mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, gjatë së cilit u shpjeguan shërbimet dhe funksionet që ofron ky rrjet si një mundësi e mirë për SME-të shqiptare të gjejnë partnerë strategjikë dhe të zgjerohen në tregje të reja. Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.