• Te rejat e fundit

    Seminar informues e orientues: “Rritja e Aksesit në financa – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”

    Shpërndaje në:
    Më datë 15 Maj 2018, në Pogradec Programi Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA dhe RDA zhvilluan aktivitetin me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Në takim ishin rreth 40 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i Pogradecit , si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit. Gjatë këtij aktiviteti ekspertë të ndryshëm diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit. Gjatë këtij aktitiviteti ekspertë të PMU-së trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre nga Programi PRODAPS & IASME, ndërsa përfaqësuesit e AIDAs bënë prezantime mbi shërbimet e ofruara nga agjencia për fondet grant ku u vu theksi në mbështetjen e biznesit, veçanërisht SME-ve, për të përmirësuar kapacitetet e tyre dhe hyrjen e tyre në tregjet ndërkombëtare, si dhe një prezantim mbi Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, gjatë së cilit u shpjeguan shërbimet dhe funksionet që ofron ky rrjet si një mundësi e mirë për SME-të shqiptare të gjejnë partnerë strategjikë dhe të zgjerohen në tregje të reja. Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.

    Seminar “Rritja e Aksesit në financa –Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare” Pogradec 15 Maj 2018

    Shpërndaje në:

    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe do të organizohet, më datë 15 Maj 2018, në qytetin e Pogradecit aktiviteti me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky event organizohet nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA.

    Lexo më shumë

    Seminar Trajnimi me stafin e Bankës Intesa Sanpaolo për Implementimin e Instrumentave Financiarë të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

    Shpërndaje në:

    Njësia e Menaxhimit e Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri “PRODAPS & IASME” zhvilloi më 17 Prill 2018 në në qendrën e trajnimeve të Bankës Intesa Sanpaolo, në Tiranë, një seminar trajnimi me temë "Roli i Institucioneve Financiar jo Bankë për Rritjen e Aksesit në Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë në mbështetje të SME-ve Shqiptare".

    Lexo më shumë

    Seminar informues e orientues: “Rritja e Aksesit në financa – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”

    Shpërndaje në:

    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar ditën e sotme, më datë 27 Mars 2018, në qytetin e Fierit aktiviteti me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA.

    Lexo më shumë

    Seminar Trajnues për Instrumentat financiarë dhe jo financiarë të programit PRODAPS & IASME, në mbështetje të SME-ve Shqiptare

    Shpërndaje në:

    Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara, Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) organizoi një trajnim një ditor në 15 Mars 2018, në Shkodër, me sipërmarrës, përfaqësues të bankave tregtare private në rrethe, partnerë të programit dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit. Qëllimi i trajnimit ishtë dhënia e njohurive më specifike mbi Programin PRODAPS dhe IASME, mbi financimin dhe përmirësimin e aksesit në instrumentat e financimit nga ana e SME-ve.

    Lexo më shumë

    Seminar Trajnimi me stafin e NoA për Implementimin e Instrumentave Financiarë të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

    Shpërndaje në:

    Njësia e Menaxhimit e Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri “PRODAPS & IASME” zhvilloi më 9 Mars 2018 në Hotel Xheko Imperial, në Tiranë, një seminar trajnimi me temë "Roli i Institucioneve Financiar jo Bankë për Rritjen e Aksesit në Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë në mbështetje të SME-ve Shqiptare".

    Lexo më shumë

    Seminar Trajnimi me stafin e Fondit Besa për Implementimin e Instrumentave Financiarë të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri

    Shpërndaje në:

    Njësia e Menaxhimit e Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri “PRODAPS & IASME” zhvilloi më 22 Shkurt 2018 në Hotel Xheko Imperial, në Tiranë, një seminar trajnimi me temë "Roli i Institucioneve Financiar jo Bankë për Rritjen e Aksesit në Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë në mbështetje të SME-ve Shqiptare".

    Lexo më shumë