• Nje takim i sukseshem me Ministren e Financave dhe Ekonomise Znj.Denaj dhe Ambasadorin Italian Z.Cutillo per Zhvillimin e Programit Italo Shqiptar te financimit te SMEve

    Shpërndaje në:

    Sot më datë 26 Qershor 2019 u organizua me pjesemarrjen e Ministres se Financave dhe Ekonomise Znj.Anila Denaj,Ambasadorit të Italisë në Shqiperi Z.Alberto CUTILLO, Kooperacionit Italian , Agjensise italiane te Tregtisë dhe Investimeve (ICE), Confidustria Albania,Agjensise Shqiptare te Zhvillimit te Investimeve(AIDA), tryeza e rrumbullaket me temë “Programi i Zhvillimit të SME-ve Italo-Shqiptare në Shqipëri”. Programi Italo-Shqiptar per Zhvillimin e Sektorit Privat ne Shqiperi eshte nje program dypalësh i Bashkëpunimit për Zhvillim mes Italisë dhe Shqipërisë I cili parashikon përdorimin e mjeteve financiare dhe jo financiare nëpërmjet Programit për Zhvillimin e sektorit privat Shqiptar, të destinuara për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare (SME), me anë të ndërhyrjeve që synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm për lehtësimin e qasjes në kreditin bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit. Programi është i financuar në dy faza: Faza e Parë e programit PRODAPS parashikon dy instrumentë të rëndësishëm financiarë (komponentë të huasë së butë): i) një Linjë Kredie prej 25 Milion Euro, fond i qarkullueshëm ii) një Fond Garancie prej 2,5 milion Euro; dhe iii) një fond dhuratë prej 1,7 milion Euro për Asistencë Teknike.Faza e Dytë e programit IASME, është një vazhdim i fazës së parë të programit dhe parashikon, i) rifinancimin e Linjës së Kredisë me një fond shtesë prej 11 milion Euro, ii) rritjen e aftësisë financiare të Fondit të Garancisë të fazës së parë PRODAPS me 2.5 milion Euro shtesë dhe iii) një komponent prej1.5 milion Euro për financimin e gjithë veprimtarive të Asistencës Teknike. Objektivi kryesor i Programit është të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë nga pikëpamja e integrimit në tregun e përbashkët Europian, duke mbështetur zhvillimin e gjerë të sipërmarrjes vendase dhe duke nxitur njëkohësisht zbatimin e standarteve të qëndrueshme mjedisore si dhe përmirësimin në përgjithësi të kushteve të punës si dhe përmirësimi i marrëdhënies së besimit mes SME shqiptare dhe sistemit bankar vendas, duke nënkuptuar përftimin e kredive si një mjet funksional në dobi të rritjes gjerësisht të sipërmarrjes, të krijimit të sipërmarrjeve të reja si dhe në dobi të shpikjeve e risive në proçeset e në prodhim, të mbështetjes ndaj vënies në jetë të praktikave që lidhen me përgjegjësitë sociale të sipërmarrjes si dhe në dobi të bashkimeve funksionale mes SME.Aktualisht janë disbursuar ne total 129 kredi te shperndara ne sektor te ndryshem si:perpunim dhe prodhim ushqimore,ndertim,ICT,fasoneri,transport etj me vlere totale 27.2 Mil Euro.Mbas një punë 10 vjecare të Programit partnerët e tij menduan të bëjnë një tryeze të rrumbullaket me qëllimi për të zhvilluar vizionin e programit në përputhje me nevojat aktuale që kanë SME-të, evoluimin e tregut financiar, me qëllim rritjen e investimeve, eksportit dhe punësimit. Ky takim theksoi nxitjen potenciale për të përmirësuar performancën e Programit për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë.