• Workshop:``Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`iu përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurrueshmërisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve`` -Elbasan 6 Dhjetor 2018

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar, më datë 6 Dhjetor 2018, në qytetin e Elbasanit aktiviteti me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`iu përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurrueshmërisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri .
    Ekspertet zhvilluan kete aktivitetet promovuese të PRODAPS & IASME, për të mbështetur nxitjen e kreditimit, në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, për të krijuar një sistem unik, afatgjatë dhe të qëndrueshëm që inkurajon investimet e sipermarresve shqiptare, duke patur parasysh që programi, i konsideron si përfituese parësore sipërmarrjet që veprojnë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit dhe që janë në zona më pak të zhvilluara të vendit.
    Linja e kredisë dhe fondi i garancisë së programit parashikojnë kushte me përparësi të mëdha financiare, normë interesi deri në 3% për kreditë në Euro dhe mbulim me fond garancie deri në 60% të kredisë se kërkuar, për projekte investimi të realizuara nga kategori të veçanta të SME-ve (në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, agropërpunimit, eksportuese, që ndodhen në zonat më të prapambetura të vendit, apo të atyre që sjellin një ndikim pozitiv përsa i përket krijimit të mundësive të punësimit, uljes së ndotjes apo të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.