• Workshop: “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve ”

    Shpërndaje në:
    Në bashkëpunim me Agjensia Rajonale e Zhvillimit Jug-Perendimore” Vlore``. Më 1 Nëntor 2018 u organizua në Vlorë seminari me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`iu përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurrueshmërisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi dhe informimi mbi komponentët financiarë dhe jo financiarë të Programit, i veprimtarëve të ndryshëm në nivelet e prodhimit dhe përpunimit përgjatë zinxhirit të vlerave. Në seminar morën pjesë gjithsej 40 pjesëmarrës nga rajoni i Vlorës, duke përfshirë prodhues, agropërpunues, fermerë, sipërmarrës të përpunimit të drurit, materialeve të ndërtimit, përfaqësues nga drejtoria rajonale e bujqësisë, si dhe shoqatat dhe bankat tregtare private.
    Përfaqësues të SME-ve dhe bankave tregtare private diskutuan gjatë takimit mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me investimet për zhvillimin e biznesit të tyre. Ata theksuan se financimi është i kufizuar në agrobiznes, për shkak të normës së lartë të interesit të kredisë tregtare, rrezikut të lartë dhe mungesës së planifikimit të biznesit në mesin e veprimtarëve që operojnë në këtë sektor. Ky aktivitet u projektua në mënyrë të tillë, për te vënë në dispozicion të sipërmarrësve shqiptarë, informacionin e nevojshëm lidhur me mundësitë financiare, që ofrohen nga ana e PRODAPS dhe IASME, në mbështetje të SME-ve Shqiptare.
    Trajnerët e programit dhanë informacionin e nevojshëm për të qartësuar kriteret e pranueshmerisë dhe procedurat e qasjes në kreditë e buta të Programit, si dhe shpjeguan çështje të tjera të ngritura nga pjesëmarrësit, duke identifikuar aspektet kryesore të financimit të kredisë, normat e interest, fondin e garancisë dhe mbështetjen me grante nga Programi për Mbështetjen e Biznesit,si dhe ndihmesen me anë të konsulentëve te pranishëm. Prezantimet vijuan me diskutime ndëraktive, gjatë të cilave pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe sugjerime. Ky takim shërbeu si një mundësi e mirë për adresimin e sfidave dhe diskutimin e mundësive që lidhen me zhvillimin e SME-ve në të ardhmen.