• Vizite e Programit Italo-Shqiptare në rajonin e Lombardisë në Milano, Itali

    Shpërndaje në:
    Programi Italo –Shqiptar në vizitën në Milano,Itali organizoi takime të rëndësishme për të gjithë ato Biznese Shqiptare që duan të zhvillohen dhe krijojnë partneritet për zhvillimin e biznesit të tyre midis dy shteteve .Këto takime u mundësuan me “Regione Lombardia”, “Camera di Commercio Milano” dhe “Assolombarda Confindustria Milano Monza e Brianza”. Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim me këto institucione, synon të forcojë partneritetin duke përfituar nga eksperienca italiane e modeleve financiare dhe jo financiare në mbeshtetje të SME-ve. Programi zhvilloi takime me përfaqësues të rajonit të Lombardisë, që konsistuan në instrumentet financiare që ofrohen nga ky rajon, për rritjen e konkurrueshmerise dhe ofrimin e keshillave në mbështetje të SME-vë.Njësia e menaxhimit të Programit ( PMU) pati një takim të frytshëm me z. Manilio Illumi, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik të Milanos, Dhoma e Tregtise Italiane. Ky takim u fokusua në rritjen e bashkëpunim në të ardhmen midis dy institucioneve, për të ndërtuar ura lidhese, si dhe për të lehtesuar partneritetin ndërmjet furnizuesve italianë dhe sipërmarrësve shqiptarë. Assolombarda konfindustria është shoqata që operonë në qytetin metropolitan të Milanos dhe në krahinat e Lodi, Monza dhe Brianza. Assolombarda konfindustria, në aspektin e madhësisë dhe përfaqësimit, është shoqata më e rëndësishme e të gjithë sistemit sipermarrjes Italiane. Stafi i PMU-së pati një takim shumë të frytshëm me Znj. Gulia Repetto, Manaxhere Ndërkombëtare për Tregtin, Ndërkombëtarizim dhe Zhvillimin e Biznesit dhe Znj. Chiara Fanali, Çështjet Ndërkombëtare dhe Menaxhere e Tregjeve të Jashtme. Bashkëpunimi me konfindustrin do të zhvillohet më tej, veçanërisht në identifikimin e kompanive italiane që janë të interesuara për të investuar në Shqipëri, ose për të krijuar partneritete me SME-të shqiptare, në mënyrë që të përfitojnë nga instrumentet financiare të programit. Të gjitha këto takime do të vijojnë me organzime takimesh B2B me bizneset italiane dhe shqiptare, ku sipërmarrësit shqiptarë mund të kenë një pasqyrë reale të modelit italian të investimeve. Gjithashtu do të ofrohen vizita të drejtpërdrejta të bizneseve shqiptare në mjediset e sipërmarrësve italian.