• Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar, më datë 12 Tetor 2018, në qytetin e Korcës aktiviteti me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Fondacioni “Agjensia Rajonale e Zhvillimit” (S.M.E.) Korçë . Objektivi i këtij aktiviteti ishte, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë.Pjesmarrës në takim ishin 50 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i Korcës , si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.Gjatë këtij aktiviteti ekspertë të ndryshëm diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit.Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri pasi mbajti fjalën e hapjes, bëri një prezantim mbi “Financimin e SME-ve - Instrumentët financiarë dhe jo financiarë të Programit PRODAPS & IASME në mbështetje të zhvillimit të SME-ve”, të cilët janë projektuar për të përmirësuar qasjen në financa për SME-të shqiptare, përmes krijimit të kushteve të favorshme për realizimin e investimeve produktive. Ai vlerësoi potencialin e kësaj zone ekonomike, si dhe numrin e madh të SME-ve të përqëndruara në këtë rajon, si të natyrës të prodhimit e përpunimit, agropërpunimit, fermerë, të përpunimit të drurit dhe materialeve të ndërtimit, etj.Gjatë këtij aktitiviteti ekspertë të PMU-së trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre nga Programi PRODAPS & IASME.