• Workshop: “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë”

    Shpërndaje në:
    Ne Durres Programi Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Dhomen se Tregtis Durrës zhvilluan aktivitetin me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë”. Në takim ishin rreth 40 sipërmarrje te vogla e te mesme, nga rajoni i Durresit, përfaqësues nga banka tregtare private, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe konsulent . Gjatë këtij aktiviteti ekspertë të ndryshëm diskutuan mbi mundësitë e ndryshme për të mbështetur biznesin vendas nëpërmjet skemave të financimit. Gjatë këtij aktitiviteti ekspertë të PMU-së trajtuan cështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre nga Programi PRODAPS & IASME.Në workshop rëndësi ju dha dhe fondeve grant që Programi ka në mbështetjen e biznesit, veçanërisht SME-ve, për të përmirësuar kapacitetet e tyre dhe hyrjen e tyre në tregjet ndërkombëtare.Tavolina e punës e cila u zhvillua në fund të seminarit bëri të mundur identifikimkin e kompanive me një interesim të lartë dhe nevoje për asistenc nga konsulentet dhe kreditim nga Programi për makinerit me origjinë Italiane që kompanitë e tyre kanë nevojë. Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.