• Seminar informues e orientues: “Rritja e Aksesit në financa – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar, më datë 19 Qershor 2018, në qytetin e Durrësit aktiviteti me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA.
    Objektivi i këtij aktiviteti ishte, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë. Seminaret informuese të organizuara nga PRODAPS & IASMEdo te vijojnë të zhvillohen në rrethe të tjera të Shqipërisë.