• Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA),kanë zhvilluar ditën e djeshme “Info Day” në qytetin e Përmetit.

    Shpërndaje në:
    Ekspertet e Programit Znj.Briolda Jahaj dhe Znj.Loris Hoxha kishin në fokusin e këtij takimi informimin e pjesëmarrësve mbi tre komponente financiarë të Programit Italo-Shqiptar . Ato vlerësuan potencialin e kësaj zone ekonomike, si dhe numrin e madh të SME-ve të përqëndruara në këtë rajon, si të natyrës të prodhimit, agropërpunues, fermerë, bujtina,hoteleri,baxho etj. Ekspertet, ndër të tjera paraqiten gjithashtu profiling dhe filozofinë e punës dhe arritjet e deritanishme të programit PRODAPS dhe IASME, si një program i sukseshëm në mbështetje të sipërmarrjes vendase. Znj.Jahaj permendi dobine e programit në përmirësimin e qasjes së SME-ve në shërbimet financiare, promovimin e ndërveprimit më të madh midis SME-ve dhe Bankave, duke siguruar specializimin e Bankave në operacionet e kredisë afatmesme. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat me të cilat përballet biznesi dhe asistencën konkrete që ofrohet nga Programi Italo-Shqiptar.