• Te rejat e fundit

    Takim me dhomen Kombetare te zejtareve

    Shpërndaje në:

    Diten e sotme date 09.07.2020 u zhvillua sebashku me dhomen kombetare te zejtareve dhe qendren multifunksionale ``New Generation`` nje takim ne kuader te ngritjes se inkubatorit per start-up.

    Z.Tafaj ka ngritur se fundi inkubatorin e start up per studentet qe ai i edukon ne fushen e estetikes. Sot qendra e tij multifunksionale ``New Generation`` dhe Dhoma Kombetare e Zejtarise perfaqesuar nga Z Luan Bregasi nenshkruan nje memorandum mirekuptimi per zhvillimin e certifikimit te profesioneve nje hap i rendesishem ne rritjen e cilesise dhe kultures se ketij tregu.

    Seminar ne Kolonje

    Shpërndaje në:

    Për biznesin, për Klonjën. "Programin Italo - Shqiptar për zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme" së bashku me Bashkia Kolonjë dhe me AZ_consulting_albania në prezantimin e granteve, kredive të buta, bashkëpunimin, me një qëllim: Mbështetjen, zhvillimin dhe rritjen e tyre.

    Nje takim i sukseshem me Ministren e Financave dhe Ekonomise Znj.Denaj dhe Ambasadorin Italian Z.Cutillo per Zhvillimin e Programit Italo Shqiptar te financimit te SMEve

    Shpërndaje në:

    Sot më datë 26 Qershor 2019 u organizua me pjesemarrjen e Ministres se Financave dhe Ekonomise Znj.Anila Denaj,Ambasadorit të Italisë në Shqiperi Z.Alberto CUTILLO, Kooperacionit Italian , Agjensise italiane te Tregtisë dhe Investimeve (ICE), Confidustria Albania,Agjensise Shqiptare te Zhvillimit te Investimeve(AIDA), tryeza e rrumbullaket me temë “Programi i Zhvillimit të SME-ve Italo-Shqiptare në Shqipëri”.

    Lexo më shumë

    Workshop:``Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`iu përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurrueshmërisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve`` -Elbasan 6 Dhjetor 2018

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe është organizuar, më datë 6 Dhjetor 2018, në qytetin e Elbasanit aktiviteti me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`iu përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurrueshmërisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri .
    Ekspertet zhvilluan kete aktivitetet promovuese të PRODAPS & IASME, për të mbështetur nxitjen e kreditimit, në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, për të krijuar një sistem unik, afatgjatë dhe të qëndrueshëm që inkurajon investimet e sipermarresve shqiptare, duke patur parasysh që programi, i konsideron si përfituese parësore sipërmarrjet që veprojnë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit dhe që janë në zona më pak të zhvilluara të vendit.
    Linja e kredisë dhe fondi i garancisë së programit parashikojnë kushte me përparësi të mëdha financiare, normë interesi deri në 3% për kreditë në Euro dhe mbulim me fond garancie deri në 60% të kredisë se kërkuar, për projekte investimi të realizuara nga kategori të veçanta të SME-ve (në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, agropërpunimit, eksportuese, që ndodhen në zonat më të prapambetura të vendit, apo të atyre që sjellin një ndikim pozitiv përsa i përket krijimit të mundësive të punësimit, uljes së ndotjes apo të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.

    Workshop: “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes,Rritjes dhe Konkurueshmerisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve ”

    Shpërndaje në:
    Në bashkëpunim me Agjensia Rajonale e Zhvillimit Jug-Perendimore” Vlore``. Më 1 Nëntor 2018 u organizua në Vlorë seminari me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`iu përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurrueshmërisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi dhe informimi mbi komponentët financiarë dhe jo financiarë të Programit, i veprimtarëve të ndryshëm në nivelet e prodhimit dhe përpunimit përgjatë zinxhirit të vlerave. Në seminar morën pjesë gjithsej 40 pjesëmarrës nga rajoni i Vlorës, duke përfshirë prodhues, agropërpunues, fermerë, sipërmarrës të përpunimit të drurit, materialeve të ndërtimit, përfaqësues nga drejtoria rajonale e bujqësisë, si dhe shoqatat dhe bankat tregtare private.

    Lexo më shumë

    Seminar “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`ju përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurueshmerisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve”– Sarandë 31 Tetor 2018

    Shpërndaje në:
    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe u organizua, më datë 31 Tetor 2018, në qytetin e Sarandës aktiviteti me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`iu përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurrueshmërisë. Ngritja e Konsorciumit të bizneseve”. Ky event u organizua nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me “Agjensia Rajonale e Zhvillimit Jug-Perendimore” Vlore``. Objektivi i këtij aktiviteti ishte, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë. Pjesmarrës në takim ishin sipërmarrje te vogla e te mesme, si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.

    Vizite e Programit Italo-Shqiptare në rajonin e Lombardisë në Milano, Itali

    Shpërndaje në:
    Programi Italo –Shqiptar në vizitën në Milano,Itali organizoi takime të rëndësishme për të gjithë ato Biznese Shqiptare që duan të zhvillohen dhe krijojnë partneritet për zhvillimin e biznesit të tyre midis dy shteteve .Këto takime u mundësuan me “Regione Lombardia”, “Camera di Commercio Milano” dhe “Assolombarda Confindustria Milano Monza e Brianza”. Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim me këto institucione, synon të forcojë partneritetin duke përfituar nga eksperienca italiane e modeleve financiare dhe jo financiare në mbeshtetje të SME-ve. Programi zhvilloi takime me përfaqësues të rajonit të Lombardisë, që konsistuan në instrumentet financiare që ofrohen nga ky rajon, për rritjen e konkurrueshmerise dhe ofrimin e keshillave në mbështetje të SME-vë.Njësia e menaxhimit të Programit ( PMU) pati një takim të frytshëm me z. Manilio Illumi, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik të Milanos, Dhoma e Tregtise Italiane. Ky takim u fokusua në rritjen e bashkëpunim në të ardhmen midis dy institucioneve, për të ndërtuar ura lidhese, si dhe për të lehtesuar partneritetin ndërmjet furnizuesve italianë dhe sipërmarrësve shqiptarë.

    Lexo më shumë