• Seminar “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`ju përgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurueshmerisë”– Tirana 13 Dhjetor 2018

    Shpërndaje në:
    Do të organizohet, më datë 13 Dhjetor 2018, në qytetin e Tiranës aktiviteti me temë “Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri për t`jupërgjigjur një faze të re zhvillimi të Sipërmarrjes, Rritjes dhe Konkurueshmerisë”.Ky event organizohet nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Objektivi i këtij aktiviteti është, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë. Pjesmarrës në takim do jenë sipërmarrje te vogla e te mesme si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.