• Seminar “Rritja e Aksesit në financa –Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare” Korcë 13 Qershor 2018.

    Shpërndaje në:
    Më datë 13 Qershor 2018, ora 10:00, në “Hotel Life Gallery”, Korcë do te organizohet nga ``PROGRAMI ITALO-SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (PRODAPS &IASME)`` ne bashkëpunime me ``AGJENSIA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT TE INVESTIMEVE AIDA`` dhe ``AGJENCIA RAJONALE E ZHVILLIMIT`` (RDA) aktiviteti me temë “RRITJA E AKSESIT NE FINANCA - INSTRUMENTET FINANCIARË DHE PROGRAMET NË MBËSHTETJE TË SME-VE SHQIPTARE” . Objektivi i këtij aktiviteti është, informimi dhe nxitja e aksesit në finance e SME-ve, nëpërmjet promovimit të instrumentëve financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësire komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë.