• Seminar “Rritja e Aksesit në financa – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare” - Përmet 5 Qershor 2018

    Shpërndaje në:

    Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në rrethe do të organizohet, më datë 5 Qershor 2018, në qytetin e Përmetit aktiviteti me temë “Rritja e Aksesit në financë – Instrumentat financiarë dhe Programet në mbështetje të SME-ve Shqiptare”. Ky event organizohet nën kujdesin e veçantë të Programit Italo–Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve-AIDA.

    Objektivi i këtij aktiviteti është, për informimin dhe aksesin në financë, nëpërmjet promovimit të instrumentave financiare dhe programeve të mbështetjes në dispozicion të sektorit privat shqiptar, duke synuar krijimin e një hapësirë komunikimi mes sipërmarrësve që kërkojnë një financim dhe bankave apo aktorëve publikë që mund t’i përgjigjen financiarisht kësaj kërkese, duke ulur kështu kostot dhe kohën për të gjetur linjën e financimit më të përshtatshme për projektet e sipërmarrësve shqiptarë.

    Pjesmarrës në takim do jenë sipërmarrje te vogla e te mesme, si dhe përfaqësues nga banka tregtare private dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.