Programi për Mbështetjen e Biznesit
Programi i Mbështjetjes së Biznesit është hartuar për t’u siguruar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) shqiptare një qasje në financim, për t’ju krijuar mundësi atyre për marrjen e shërbimeve të konsulencës profesionale që i përshtaten rrethanave të tyre specifike, duke ofruar përvoja dhe praktika më të mira, të cilat do të ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përformancës ekonomike të tyre.
Programi i Mbështjetjes së Biznesit (PMB) është një nismë e rregulluar nga “Programi i Asistencës së Integruar për Zhvillimin e SME-ve (ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme) Shqiptare – IASME” (një program bashkëpunimi Italo – Shqiptar) i ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar, me ligjin 19/2014, datë 27.02.2017.
Kjo skemë do të ofrojë financimin deri në 50% të totalit të kostove të pranueshme të projektit. Vlera maksimale e grantit që mund të aplikohet për çdo ndërmarrje do jetë deri në 4,000 Euro (pa TVSH) për një projekt.
Cilat shërbime këshillimi financohen?
Gama e shërbimeve që ofrohen për bizneset përfshijnë konsulencën nga ana e ekspertëve për të ofruar zgjidhje të plota të biznesit, duke përfshirë shërbimet e Teknologjisë së Komunikimit e Informacionit (ICT) dhe zhvillimin strategjik të biznesit. Programi i Mbështetjes së Biznesit përfshin 10 disiplina kryesore që mbulojnë të gjitha aspektet e biznesit.
Cdo projekt i MBP ofrohet vetem ne ato raste kur aplikimi eshte i lidhur me Linjen e Kredise.
Këto janë:
- Planet e biznesit,
- Planet teknologjike,
- Planet e marketingut
Çdo projekt i PMU ofron një zgjidhje të plotë të biznesit në ndonjë nga disiplinat e biznesit më sipër. Udhëzuesi për Aplikantët e PMU dhe Formulari i Aplikimit gjenden të shkarkueshme në këtë faqe.
Cila është kohëzgjatja e nismës?
Mbështetja e SME-ve përmes Programit të Mbështetjes së Biznesit do të jetë i vlefshëm deri në 31 Dhjetor 2019, për subjektet të cilat plotësojnë kriteret dhe kualifikohen për financim.
Kush mund të aplikojë?
Kriteret e Pranueshmërisë për Ndërmarrjet
- Të jenë të themeluar sipas legjislacionit kombëtar dhe të regjistruar në përputhje me legjislacionin Shqiptar në QKB;
- Të jenë persona juridikë me jo më pak se 51% të kapitalit në pronësi të shtetasve shqiptarë;
- Të jenë ndërmarrje, të cilat punësojnë më pak se 250 persona;
- Të jenë ndërmarrje që kanë xhiro vjetore, që nuk e tejkalon shumën 10 milion Euro;
- Të ketë mjete të mjaftueshme financiare për të financuar kontributin e vet prej 50% të kostos totale të projektit;
- Të vërtetojnë, që nuk kanë detyrime tatimore të papaguara në Drejtorinë Rajonale Tatimore.
Kriteret e Pranueshmërisë për Konsulentët
- Të jetë themeluar sipas legjislacionit kombëtar dhe i regjistruar në perputhje me legjislacionin Shqiptar në QKB;
- Të vërtetojnë që nuk kanë detyrime tatimore të papaguara në Drejtorinë Rajonale Tatimore;
- Shoqëria konsulente duhet të posedojë së paku 3 vjet përvojë profesionale ose përvojë substanciale në programe dhe projekte në të njëjtën linjë biznesi si projekti ne te cilin po aplikon ;
- Eksperti kryesor duhet të ketë së paku 5 vjet përvojë profesionale në programe dhe projekte në të njëjtën linjë biznesi si projekti ne te cilin po aplikon(të paktën 5 referenca të përfshira).
Konsulentët për të ofruar shërbime në kuadër të Programit për Mbështetjen e Biznesit duhet të miratohen pranë PMU-së duke dorëzuar dokumentacionin ligjor sipas Pikës 3.4, të Udhëzuesit për Aplikantët.
Konsulentët e Miratuar
Një listë e përditësuar e konsulentëve të miratuar të Programit për Mbështjetjen e Biznesit është në dispozicion në dokumentet tona të shkarkueshme.
Nëse jeni të interesuar të bëheni konsulent i Programit për Mbështjetjen e Biznesit ju lutemi na kontaktoni:
Programi Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Adresa: Blvd. “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë – Shqipëri
Tel: +355 42 366811 Fax: +355 42366449
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Web: www.prodaps.al