• Fondi i garancisë për SME

    Shpërndaje në:

    Fondi Shqiptar i Garancisë prej 5 milion Euro është një instrument financiar i krijuar nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare në kuadër të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, i cili mundëson ofrimin e garancive në trajtën e kolateralit për të nxitur kreditimin nga ana e institucioneve financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (SME), që kanë vështirësi në qasjen e kredisë bankare, sepse nuk kanë garanci të mjaftueshme.

    Fondi Shqiptar i Garancisë, në praktikë, zëvendëson garancitë që zakonisht kërkohen për të marrë kredi nga bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, duke ulur rrezikun në shumën e garantuar.

    Me këtë garanci kredie SME-të kanë mundësi të marrin kredi më të lira se ato të tregut pa garanci shtesë, për pjesën e garantuar nga Fondi.

    Cilat biznese përfitojnë ?
    Të gjitha subjektet: persona fizikë ose juridikë, të cilët zotërojnë ose përfaqësojnë ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme (SME) dhe që aktualisht ushtrojnë një aktivitet sipërmarrje ose që dëshirojnë të fillojnë një aktivitet (start-up) në Shqipëri, që i përkasin sektorëve të ndryshëm si bujqësia, agroindustria, peshkimi dhe akuakultura, industria prodhuese e përpunuese, teknologjia e komunikimit dhe informacionit, prodhimi natyror i energjisë, transporti, turizmi dhe shërbimet.

    Kriteret e pranueshmërisë
    Vetëm ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që plotësojnë kriteret dhe kushtet e pranueshmërisë nga linja e kredisë së Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri kanë të drejtë të përfitojnë nga Fondi Shqiptar i Garancisë.

    Në veçanti, për t’u kualifikuar për mbështetje nga Fondi Shqiptar i Garancisë, SME-të duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtëme:

    • Shoqëria është e regjistruar në Shqipëri;
    • Jo më pak se 51% e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga shtetas shqiptar;
    • Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 10 milion Euro;
    • Numri i punonjësve jo më i lartë se 250-të.

    Kushtet e lëshimit të garancisë
    Fondi Shqiptar i Garancisë mund të përdoret vetëm për garantimin e kredive që financohen, në kuadër të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, nëpërmjet bankave apo institucioneve finaciare jo bankë, partnere të programit.

    Garancitë e kredisë lëshohen për kredi për financimin e projekteve të investimeve të SME-ve që janë të lidhura me blerjen e makinerive, paisjeve dhe shërbimeve me origjinë Italiane.

    Fondi i Garancisë do të garantojë bankat apo institucionet finaciare jo bankë, partnere të programit, duke ju mbuluar  deri në 50% të riskut potencial në shlyerjen në afat të kredisë për projektet standard dhe deri në 60% për projektet prioritare të SME-ve.

    Shuma maksimale e garancisë për SME-të: 

    Lloji i kredisë

    Përcaktimi

    Shuma Minimale e Kredisë  

    Shuma Maksimale e Kredisë

    Shuma Maksimale e Garancisë

    Mbulimi me Garanci në %

    A

    Projekt Standard

    € 50,001

    € 500,000

    € 200,000

    Deri në 50%

    B

    Projekt Prioritar

    € 50,001

    € 500,000

    € 200,000

    Deri në 60%

    C

    Projekt i Vogël

    € 15,000

    € 50,000

    € 30,000

    Deri në 60%

    Norma maksimale e interesit që aplikohet është deri në 3 % për kreditë në Euro dhe deri në 4% për kreditë në Lek. Kushtet e ripagimit të kredisë janë nga 3 - 8 vjet dhe periudha “Grace” ku paguhet vetëm interesi, nga 1 deri në 2 vjet.

    Tarifa e Garancisë

    Subjekti ekonomik përfitues do të paguajë një tarifë fillestare prej 1% në vit të llogaritur mbi shumën vjetore të garancisë së vendosur për çdo kredi të garantuar.

    Procedura e lëshimit të garancisë

    1. Subjekti ekonomik aplikon në bankë apo institucionin finaciar jo bankë, partner i programit për kredi.

                    Institucionet Financiare Pjesëmarrëse:

    1. Institucioni financiar do të vlerësojë aplikimin dhe nëse plotësohen kushtet e pranueshmërisë, por ka mungesë kolaterali, dërgon aplikimin për mbulim me garanci tek Fondi Shqiptar i Garancisë.
    2. Kërkesa do të shqyrtohet në një kohë të shkurtër. Fondi Shqiptar i Garancisë mund t'i kërkojë bankës çdo informacion shtesë që konsiderohet i nevojshëm për përfundimin e aprovimit. Pas aprovimit, subjekti përfitues i kredisë paguan tarifën e garancisë për Fondin Shqiptar të Garancisë.
    3. Fondi Shqiptar i Garancisë lëshon garancinë e kredisë për bankën ose institucionin finaciar jo bankë.
    4. Banka ose institucioni finaciar jo bankë, nënshkruan kontratën e kredisë me përfituesin e kredisë.