Programi Italo - Shqiptar
për Zhvillimin e Sektorit Privat në Shqipëri

Kredi të Buta për zhvillimin e biznesit tuaj !
Nga Projekti në Investim
Nga Investimi në Prodhim
Me mbështetjen e PRODAPS Kredi të Buta për SME-të

Mirësevini

Programi Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri ka si qëllim të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, lehtësimin e sistemit të kreditimit bankar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare.
Nisma, e cila është konsideruar me prioritet të lartë nga autoritetet shqiptare, ka qenë parashikuar në marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për periudhën 2002-2004, duke vlerësuar zhvillimin e sektorit privat të një vendi si një element bazë për rritjen e saj ekonomike dhe sociale .

Programi është i rregulluar nga dy marrëveshjeve ndërkombëtare (Marrëveshja e Programit dhe Marrëveshja Financiare) të nënshkruara nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare.

Marrëveshja e Programit dhe Marrëveshja Financiare kanë sanksionuar kushtet për krijimin e komponentit të Kredisë së Butë dhe një komponenti dhuratë, të dyja të financuara nga Qeveria Italiane, për të realizuar aktivitetet e dakortësuara dhe për të arritur rezultatet e pritshme.

Programi parashikon tre komponentë të rëndësishëm financiarë:

a) Një Linjë Kredie 25.000.000 Euro;
b) Një Fond Garancie 2,500.000 Euro; dhe
c) Asistencë Teknike 1,756.000 Euro, Fond Dhuratë nga Qeveria Italiane për realizimin e Programit.

Objektivi i përgjithshëm i Programi është të kontribuojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe në përforcimin e marrëdhënieve ekonomike të saj me Bashkimin Europian.

Objektivi i vecantë i këtij Programi është të zhvillojë sektorin privat dhe të forcojë SME-të, duke u favorizuar kështu hyrjen në sistemin privat bankar.
Manaxhimi i Linjës së Kredisë bëhet përmes Bankave Tregtare Private (BTP), që përfshihen në program, të cilat lëvrojnë huatë për SME-të.

Ky Program ka filluar në Janar 2009 dhe tani është tani në vitin e gjashtë të zbatimit të tij.


Bankat pjesëmarrëse